Aktori i mirënjohur shqiptar Julian Deda reagoi ashpër ndaj një interviste të fundit të dhënë nga kolegu i tij Albano Bogdo, ku ky i fundit përdori gjuhë tejet të rëndë dhe banale gjatë bisedës.
Deda, përmes reagimit të tij shfaqet i zhgënjyer se si Bogdo ka rënë në këtë nivel të komunikimit publik, duke i kujtuar se talenti i tij nuk ka nevojë për të përdorur një gjuhë të tillë sa për vëmendje.
Deda theksoi se televizioni kërkon një etikë të caktuar, sidomos në raport me orarin e transmetimit, dhe fjalët e përdorura.
Aktori e vlerëson talentin e Albanos, por nënvizoi se përdorimi i fjalëve të rënda si qëllim në vetvete nuk i shërben artit.
“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që kam bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes. Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe. Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, tha ai.
@juldeda_ Me shume dashamiresi…!


