Një skandal me përmbajtje erotike ka tronditur Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Mediat kanë publikuar mesazhe që aludojnë se një nga gjyqtarët e kësaj gjykate ka krijuar një marrëdhënie intime me një punonjëse brenda institucionit. Mesazhet përmbajnë biseda me natyrë erotike mes gjyqtarit dhe vartëses së tij, ku përveç shkëmbimit të mesazheve intime, nuk mungojnë edhe komente denigruese ndaj kolegëve.
Në një nga momentet e bisedës, dyshja planifikon një takim, i shoqëruar me një “emoji” me përmbajtje të papërshtatshme, që përshkruan një burrë në gjendje vulgare. Shkëmbimi përfshin orientimin për vendtakimin, të shoqëruar me të qeshura dhe simbolika të tejskajshme.
VIDEOJA +18:
Mesazhet e shkëmbyera mes dy personazheve:
X: Shihemi javën tjetër shpresoj
Y: Ditëlindje që tani! E mora vesh! Pooooo, të puç!
X: Kalofsh bukur
Y: Thanks (Faleminderit)
X: Po më vinte të të kafshoja krahun
Y: Hahahah unë s’mendoja dot gjëra të bukura. Do na ketë parë se e shoh shumë agresive.
X: Bëj shaka
Y: Thartim trush me tatimet
X: Të kam puç shumë
Y: Edhe unë… *vazhdon më vonë. Ta pinë gjakun shushunjat. Qenkan qofte
X: Më trape s’kam parë!
Y: Shuumëëëëë!
X: Hipa tek sheshi. Më thuaj katin se nuk e di pse nuk e fiksoj
Y: 7
X: Ashensor (Ka hipur në ashensor)
*i dërgon “gif”
Y: Hahahahah
Ndërkohë që mesazhe ka nxjerrë edhe “WebLajm”. Komunikimet i përkasin datave 15 dhe 29 korrik 2024. Në këto mesazhe, kolegëve, çifti u referohet si: shushunja dhe trape. Por po ashtu, nuk mungojnë as komunikimet erotike.



