Pasditen e 29 shtatorit u njoftua se do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.
Mbledhja do të nisë në orën 18:00 dhe mësohet se do të vendoset për hapat që do të ndjekë opozita, ku në rend të ditës është dhe mosbindja civile që pritet të nisë më 6 tetor.
Mbledhja vjen pas burgosjes së Ervin Salianjit, i cili do te vuajë vit burg për kallëzim të rremë.
Pas burgosjes së ish deputetit të PD, kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi njoftoi se PD do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.
Opozita e ka cilësuar vendim politik dënimin ndaj Salianjit, i cili tashmë ndodhet në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata e Apelit.
Po ashtu, më 6 tetor është thirrur dhe protesta kombëtare nga PD, por ende nuk ka një orë se kur do të zhvillohet.


