TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga konferenca për media ka deklaruar se ka firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj ish-ministrit, Fatmir Xhafajt drejtuar SPAK.
“Përballë do të më kenë sot, pas një viti, gjatë këtij viti, e kështu për vite me radhë, derisa këta të rrënohen. Burgosja ime është pjesë e planit të Ramës. Si ka mundësi që krerët e opozitës duke filluar bga Berisha janë në burg ose në procedim? Sali Berisha u mori 600 mijë vota pa vulë. Unë çora fasadën me denoncime dhe prova, dhe këta përpëliten e mendojnë si të mjerë që do të më mposhtim me burg. As që mund të mendohet, dhe as që e mendoj të dorëzohem. Nuk do të dorëzohemi është dita jonë e forcës. Më 6 tetor në Tiranë duhet të jemi të gjithë bashkë për të mbytur gëzimin e ligë se po shfarosin PD-në. Nuk e bëjnë dot. Sot është kurrë, është një deklaratë nga ana ime, siç e kam paralajmëruar gjatë javës sapo kam firmosur kërkesën për fillimin e hetimit pasuror për Fatmir Xhafën drejtuar SPAK.”- tha Salianji.


