UKRAINË– Rusia e ka kryer një sulm të madh me dronë në portin e Ukrainës, Izmail në Danub, duke i vrarë 3 njerëz dhe duke i plagosur 11 të tjerë, përfshirë një fëmijë, tha guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper.
Izamil është port shumë i rëndësishëm për eksportimin e drithërave të Ukrainës dhe ndodhet në kufi me anëtaren e NATO-s, Rumaninë.


