Dafina Zeqiri është një nga artistët shqiptarë që është pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke u bërë një prej emrave më të preferuar të publikut.
Këngëtarja po shënon afro 2 dekada karrierë në muzikë.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Threads”, këngëtarja ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.
“Çdo ditë jam shumë falënderuese që jam gjallë dhe shëndoshë pikë së pari. (P.S: Sigurt bëj gabime në shkrim). Ndihem njeriu me shumë fat që po afrohen dy dekada karrierë dhe kam bashkëpuntorë të mrekullueshëm, po ashtu ju që më vlerësoni muzikën dhe performancat e mia. Ekipin më të mirë në botë. Faleminderit shumë, shumë, shumë të gjithëve. Ju dua!”, shkruan ajo.


