Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina

    Plagosje me th*kë në Lushnjë/ Arrestohet 19-vjeçari! I sekuestrohen mijëra euro dhe dollarë të dyshuara false

    Kristiano Ronaldo në luftë me kohën, Botërori 2026 është shansi i fundit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Finalizohet “Trisha”/ Shisnin lëndë narkotike, arrestohet 26-vjeçari, e pësojnë edhe dy të tjerë

    September 24, 2024
    Finalizohet "Trisha"/ Shisnin lëndë narkotike, arrestohet 26-vjeçari, e pësojnë edhe dy të tjerë

    TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, me iniciale H.H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

    Gjithashtu për të njëjtën ngjarje e kanë pësuar edhe dy shtetasit, E. M., 24 vjeç, dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, për të cilët ka nisur procedimi penal.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

    Tiranë

    Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Trisha”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.

    Sekuestrohen doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

    Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në rrugën “Petro Nini Luarasi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trisha”.

    Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi H. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

    Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. M., 24 vjeç, dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

    Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Petro Nini Luarasi”, shtetasit E. M. dhe A. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta dy shtetas, lëndën narkotike ia kanë blerë shtetasit H. H. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit H. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

    Materialet i kaluan Prokurorisë.

    Arrestohet 26-vjeçari Finalizohet "Trisha"
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina

    June 11, 2026

    Plagosje me th*kë në Lushnjë/ Arrestohet 19-vjeçari! I sekuestrohen mijëra euro dhe dollarë të dyshuara false

    June 11, 2026

    Kristiano Ronaldo në luftë me kohën, Botërori 2026 është shansi i fundit

    June 11, 2026

    Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.