Gazetari Osman Stafa ka denoncuar publikisht një skandal tronditës brenda Onkologjikut, ku komunikimet mes mjekëve zbulojnë mungesën e ndjeshmërisë ndaj pacientëve, përveç mungesës së medikamenteve dhe reduktimit të dozave. Përmes një serie mesazhesh, mjekët tregojnë një qëndrim të papranueshëm, duke ironizuar situatat e rrezikshme për jetën e pacientëve. Ky denoncim ngre pyetje serioze mbi humanizmin dhe përgjegjësinë profesionale në trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda.
Shih videon ose lexo:
[27.2.23, 4:02:22 PM] AP (mjek onkolog): Nuk e di si e mendoni. Pacientja nga Lushnja, dr. Arjana. Për të disatën herë bën reaksion (bronkospazëm) me ulje të saturimit në fund të oksaliplatinit. Fillon mjekimin në 14:30 min… nuk do zëmë ndonjëherë mend ne… apo të na marrë historia…
[27.2.23, 4:03:05 PM] AP (mjek onkolog): Docetaxel që fillojnë premedikimin në 14:45… etj.
[27.2.23, 4:05:29 PM] AD (mjek onkolog): Pacientja një ditë para kësaj është trajtuar me kortizonike plus difenhidraminë, ok. Janë bërë edhe shënimet në kartelë, sa për fillimin e KT-së, nuk menaxhoj unë hotelerinë e pacientit, receta është bërë shumë shpejt.
[27.2.23, 4:06:58 PM] AP (mjek onkolog): Pavarësisht. Është nga Lushnja. Duhet të fillojë më parë. Edhe kortizoniku 8 orë para ka sens, jo 24 orë para. S’po ju drejtohem ju.
[27.2.23, 4:07:33 PM] AD (mjek onkolog): Dhe para fillimit të KT.
[27.2.23, 4:07:36 PM] EC (mjek onkolog): Grupi i platineve jep reaksione edhe vdekje kur janë të përsëritura. Nëse vendoset të vazhdojë, duhet të bëhet që në mëngjes, kur jemi të gjithë.
[27.2.23, 4:07:47 PM] AP (mjek onkolog): Një rast reaksioni duhet parë me përparësi për sistemim.
[27.2.23, 4:08:01 PM] SS (mjek onkolog): Si rregull nuk duhet ta bëjë fare.
[27.2.23, 4:08:53 PM] AP (mjek onkolog): Sa do shkruaja. Reaksioni nga platinet mund të jetë edhe fatal. Unë deri në 5 jam. Pas 5 le ta ndjekë i plotfuqishmi.
[27.2.23, 4:09:37 PM] AD (mjek onkolog): Mjeku i rojës si çdo herë…. Pas 5.
AP (mjek onkolog): Ose Zoti.
[27.2.23, 4:14:33 PM] BK (mjek onkolog, përgjegjës njësie): Më duket se për këtë paciente kam folur me Arjanën që të mos vazhdohet ky trajtim, por nuk jam i sigurt. E kam pasur edhe një të hënë me këtë problem.
[27.2.23, 4:15:41 PM] AD (mjek onkolog): Jo, dr. Bledi, nuk është rasti në fjalë.
[27.2.23, 4:16:48 PM] AD (mjek onkolog): Sapo fola me Afrimin, pacientja ka përfunduar shëndoshë e mirë, oksalini është në shpëlarje.
[27.2.23, 4:16:55 PM] BK (mjek onkolog, përgjegjës njësie): Ok. Nuk duhet të vazhdojë. Do të ndryshojmë trajtimin.
[27.2.23, 4:17:32 PM] AD (mjek onkolog): Është menaxhuar shumë mirë dhe ka përfunduar.
[27.2.23, 4:17:33 PM] AP (mjek onkolog): Të shohim edhe sot se ajo vazhdon mjekimin ende… ngadalë.
[27.2.23, 4:17:51 PM] AD (mjek onkolog): Jo, ka mbaruar pa asnjë problem. Sapo fola me Afrimin.
[27.2.23, 4:18:10 PM] EC (mjek onkolog): Ia vazhdova prapë?!
[27.2.23, 4:18:17 PM] AP (mjek onkolog): Nuk është taxane, Arjana. Ka tjetër mekanizëm. Nejse, pasdite nuk bëhen numra.
[27.2.23, 4:18:24 PM] EC (mjek onkolog): Vazhdova?
[27.2.23, 4:18:28 PM] AP (mjek onkolog): Jam unë aty. Do edhe 10 minuta.
[27.2.23, 4:18:39 PM] AP (mjek onkolog): Do të rrijë në observim. I thashë të vishet mirë kur të lëvizë. Sot nuk bëri probleme.
[27.2.23, 4:19:24 PM] EC (mjek onkolog): Aha, ok.
[27.2.23, 4:21:09 PM] BK (mjek onkolog, përgjegjës njësie): Meqë është nga Lushnja dhe trajtimi fillohet vonë, po e dërgojmë në Fier herën tjetër. Afërsia me shtëpinë mund ta ndihmojë.
[27.2.23, 4:24:29 PM] AP (mjek onkolog): Edhe kjo. Reaksioni në Fier do jetë më i lehtë, pasi eksperienca është e gjatë.
[27.2.23, 4:25:52 PM] EC (mjek onkolog): Fix.
[27.2.23, 4:31:23 PM] SS (mjek onkolog): Aty ka varrezat më afër 😉
[27.2.23, 4:36:37 PM] AR (kryeinfermier): Pacientja ka marrë mjekimin dhe është shëndoshë e mirë. Sa për oraret dhe numrin e pacientëve, nuk ndryshojmë dot, ka raste që mund të nisin edhe më vonë se në 14:45 për shkak të ngarkesës, por janë raste shumë të rralla. Prandaj është turni i dytë i stafit infermieror deri në orën 20:00 nëse nuk mbarojnë, ka dhe mjek roje! Kështu që nuk përjashtohen këto fenomene me 19 poltrona.”


