TIRANË– Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha sot ka komentuar edhe ngjarjen e rëndë të Pogradecit, ku mbeti i vdekur Egli Proga.
Hoxha tha se është një kambanë alarmi për shoqërinë, pasi nga një ngjarje u kthye në krizë.
“Rasti i Pogradecit, kjo është kambana më e madhe e alarmit për shoqërinë shqiptare sesi një ngjarje kthehet në një krizë. U manipuluan të gjitha faktet, u hodh baltë mbi policinë, u shndërrua nga një ngjarje në një krizë. Unë jam ministër i Brendshëm, veprimet e policisë ishin të qarta në përputhje me ligjin. Policia e Shtetit atë ditë ishte në detyrë dhe do të jetë në detyre.”- tha ministri.
LEXO EDHE: VRASJA E EGLI PROGËS NË POGRADEC


