Një histori dashurie ka surprizuar moderatorin e emisionit “E diela Shqiptare”, Ardit Gjebrean.
30 vitet e martesës së Sanies dhe Sylës krahasohen me një një përralë.
Sania në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, bëri publike njohjen e tyre në shtëpinë e saj në Gjakovë e më pas pritjen për të filluar jetën bashkë.
Historinë e dashurisë së tyre Sania e përshkruan si një adoleshencë, një muaj mjalti e ajo shton më tej se nuk i ka ndjerë vitet aspak.
Pas disa vitesh, në jetën e tyre erdhi bekimi i parë dhe këtu nisin disa ngjashmëri me autorin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Çifti vendsoi që djali i tyre të trashëgojë emrin Ardit.
Pjesë nga rubrika:
Sanie: Erdhi në jetë në 1995 dhe të them të drejtën u gëzuam shumë, por emrin ia vumë Ardit sepse ishte Ardit Gjebrea në atë kohë.
Ardit Gjebrea: I ka ecur mbarë Arditit me këtë emër?
Sanie: Po.
Ardit Gjebrea: Jam i lumtur.
Sanie: Faleminderit! Lindi djali, Syla u largua në Zvicër, pas vitit u largova edhe unë te Syla, u bashkua familja prapë në Zvicër. Jetuam atje për ca vite, lindëm edhe Albanin dhe vendosëm të shkonim në Amerikën.
Ardit Gjebrea: Dhe nga 2001 deri sot jetoni në Amerikë. Në cilin qytet?
Sanie: Jetojmë në Nju-Jork. Pastaj Syla vendosi, tha “ti do të vazhdosh shkollën”.
Ardit Gjebrea: Atë shkollën e munguar.
Sanie: Atë shkollën që e kisha të munguar në vitet e tjera dhe u plotësua ëndrra ime që e kisha të munguar shumë. Ikën vitet, djemtë u rritën dhe thamë pse jo ta kemi edhe një vajzë. Pas 18 viteve nga djali i vogël, erdhi në jetë Arta.
Ardit Gjebrea: Fiks si Joni im me Anën!
Sanie: Ashtu na kanë thënë shumë njerëz.
Ardit Gjebrea: Kjo historia e Arditit ju ndoqi!
Sanie: Kur u thashë fëmijëve se unë me babin kemi menduar ta kemi një vajzë, djali i madh, Arditi, tha “unë gjithmonë e kam pas ëndërr që motra të më sjellë lulet kur unë të martohem në dasmën time”.
Ardit Gjebrea: Sa bukur!
Sanie: Dhe ashtu ndodhi!
Ardit Gjebrea: Edhe unë po pres Anën që të ndajë petalet e Jonit por aha! S’po dalin akoma lulet!


