Vendimi i aktores së njohur, Nicola Peltz për të pikturuar qentë e saj ka ngjallur debate të forta në rrjet.
Aktorja 29-vjeçare postoi një video në TikTok duke e treguar atë ndërkohë që kërcente me bashkëshortin e saj Brooklyn Beckham në kuzhinën e shtëpisë së tyre përpara se të merrte qenin e saj Bolognese, i cili ishte lyer rozë me portokalli në veshë dhe këmbët e pasme.
Ndonës e hoqi pjesën me qenin pas komenteve negative që mori, pamjet e kapura po bëjnë xhiron e rrjetit.
Madje, djali i David Beckham përmes një postimi në Instagram ka treguar edhe qenin e tyre të dytë, të së njëjtës racë, të quajtur Lamb, gëzofi i të cilit ishte lyer rozë dhe vjollcë.
Fansat u tronditën nga videot e qenve të pikturuar dhe shprehën trishtimin e tyre për kafshët. ” Qeni dukej shumë i trishtuar – në fillim mendova se ishte një lodër,” shkroi njëri, ndërsa tjetri shtoi me tmerr: ” Oh zot, qeni”.
“ Më thuaj që nuk ia bëri këtë qenit të gjorë ”, komentoi një person i tretë.
” Qentë të mjerë, kjo nuk është normale ,” vuri në dukje një tjetër person.
Kujtojmë se në korrik u raportua se Peltz po përgatitej të padiste një kujdestare qensh pas vdekjes së papritur të chihuahuas së saj.


