BARI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Bari të Italisë. Pas një sherri që degradoi në të shtëna me armë zjarri ka mbetur e vdekur 19-vjeçarja, Antonia Lopez.
Ndërkohë kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët u transportuan në spital.
Siç shkruajunë mediat italiane, një nga personat e plagosur është Eugenio Palermiti, i cili aspiron të jetë bosi i klanit mafioz me të njëjtin emër, ‘Palermiti’.
Vajza e cila mbeti e vdekur, ishte mbesa e Ivan Lopez, i cili u vra në një pritë në Bari, në lagjen San Girolamo, më 29 shtator 2021.
“Ishte ferr, ishte një moment: ne jemi pranë familjes së vajzës, edhe ne jemi viktima të kësaj dhune.”- ka thënë pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.
Gjithashtu ka raguar edhe edhe kryebashkiaku i Molfettës.
“Nuk mund të vdesësh kështu.”-ka shkruar Tommaso Minervini në rrjetet sociale./TGCOM24


