Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nuk respektuan orarin dhe perimetrin e tubimit, procedohen 16 protestues

    Çifti u dh*nua për luleshtrydhet në mal?/ Bardha Nika: Autori i nxori automatikun tim biri

    Do dërgoheshin në Itali/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ekipi i tij humbi ndeshjen, jep dorëheqjen live për mediat trajneri i Laçit

    September 21, 2024

    Humbja e Laçit me rezultatin 1-2 nga Skenderbeu bëri që pas ndeshjes në konferencë per mediat, trajneri i kurbinasve, Armando Cungu të japë doreheqjen nga drejtimi i skuadres.

    “Kur të jesh në fund të tabelës, nuk ka fjalë të tjera për të thënë. Përtej asaj, do të shoh pozicionin tim, do t’i komunikoj largimin drejtuesve. Nuk jam trajner për mbijetesë, e kam bërë me ekipin e zemrës Vllazninë, edhe vjet me Laçin, por është e pamundur të jem më për mbijetesë. Humbëm këtë ndeshjen sot, një pjesë e parë zhgënjyese totalisht për ne, sikurse golat janë amatoreskë në veprime. I pari në goditje standarte pa asnjë lloj pretendimi nga një ekip si Korça që m’u duk shumë i dobët po që arrijnë të na shënojnë statik.
    Nuk dua të diskutoj rastin e penalltisë, por është faull 100% ndaj lojtarit tonë në mesfushë si në disa raste të tjera të tilla. Te momenti i penalltisë që gjuhet, Korça gjen mundësinë që të shoqërojë portierin tonë e ne rrimë e shohim. Kjo nuk është nevoja që një trajner t’ia bëjë të ditur sportistëve, por kjo është situata.

    Nuk është deklaratë emotive, është e sinqertë. E kam kërkuar largimin prej dy javëve për të qenë i sinqertë. Nervat ishin momentale gjatë lojës, por tani jam i qetë. Nuk e di pse, është e pamundur, pothuajse grupi i plotë i lojtarëve… Kjo është ndeshja e tretë radhazi që penalizohem me të verdhë, është turp se nuk jam person problematik. Kam luajtur 15 vite si futbollist e kam marrë vetëm një karton.

    E për çfarë i marr? Për të drejtat tona. Kemi tre lojtarë me thyerje e trauma me Partizanin, protestojmë për të drejtën tonë dhe marrim të verdhë. Ndërsa edhe pse kundërshtarët ndonëse luajnë në mënyrë brutale, nuk marrin penalitete. Kjo është lojë nervash, unë nuk kam më nerva për lojëra të tilla.

    Është një ekip i ri, me problemet e veta. Do të vijë ekipi gradualisht, nuk kam mundësi, ndoshta edhe shëndetësore për arsye stresi që të përballoj. Nuk jam trajner të vë emrin në listë për turp në futbollin shqiptar, për të hedhur ekipin në të dytën. Kam qenë në krye të tabelave, kam kaluar ture si askush më parë në Europë, duke fituar Kupa e Superkupa, në luftë për të fituar trofe. Por nuk mund të vazhdoj më, më vjen keq”, tha Cungu për RTSH në fund të ndeshjes.

    Armando Cungu jep dorëheqjen laci
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nuk respektuan orarin dhe perimetrin e tubimit, procedohen 16 protestues

    June 17, 2026

    Çifti u dh*nua për luleshtrydhet në mal?/ Bardha Nika: Autori i nxori automatikun tim biri

    June 17, 2026

    Do dërgoheshin në Itali/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

    June 17, 2026

    Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në, paralajmëron Oda Amerikane

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.