Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Haziri i LDK-së: Jemi në konsultime me LVV-në për një marrëveshje për presidentin

    Anulohen fluturimet/ Europa do të mbetet pa karburant për avionë brenda ‘6 javësh’

    Paratë cash në kufi/ Dogana mund të bllokojë edhe shuma nën 10 mijë euro kur ka dyshime

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Jetë

    “Dua vetëm ta përqafoj, nuk e harroj…”, qytetari tregon pengun e jetës prej 50 vitesh

    September 21, 2024

    Një qytetar tregon për “Aldo Morning Show” historinë e tij të dashurisë, e cila për fatin e tij të keq nuk u kurorëzua në martësë.

    “E kam pengun e jetës, nuk do e harroj kurrë,” shprehet ai teksa kujton momentet e tij të dashurisë me vajzën të cilën sot e kësaj dite e ka në mendje dhe zemër.

    Qytetari: Dua të tregoj një histori të jetës që e kam pengun e jetës. Kam mbaruar ushtrinë nga viti ’72-’74 në Marikaj të Tiranës. Kam pasur një shoqe aty që e admiroja dhe më admironte shumë. Ajo ishte punonjëse atje, po e admironim njëri-tjetrin pa masë. Mirëpo rrethanat e asaj kohe nuk na lejonin të bashkoheshim.

    Aldo: Po pse?

    Qytetari: Po atëherë merreshe parasysh biografia dhe gjëra të tjera të asaj kohe. Për 2 vjet kemi qenë shumë të dashuruar, po dashuri e sinqertë, jo dashuri kështu…Po më ka ngelur peng tërë jetën se nuk e kam takuar më dhe kam dëshirë të madhe për atë të di se si i ka shkuar jeta dhe po të më jepet mundësia vetëm të pi një kafe me atë dhe asgjë tjetër. Ka 50 vjet ajo punë.

    Aldo: Po më vonë si u ndatë ju?

    Qytetari: Po më vonë nga viti ’75 patëm nja dy takime sporadike dhe u ndamë nga arsyet e asaj kohe. Kishte familja e saj probleme në biografi.

    Aldo: Po ke bërë kërkime?

    Qytetari: Po kam bërë. Por, nuk mund të shkoj dhe të kërkoj më shumë për arsye se…

    Aldo: Besoj se kjo zonja e dëgjon. A ke ndonjë detaj, ndonjë gjë të vogël sekrete që vetëm ju të dy e dini?

    Qytetari: Unë di çfarë të them dhe nuk kam detaje. Di që jeton aty afër në periferi të Marikajt.

    Aldo: Ma përshkruaj vendin ku jeni puthur për herë të parë që ajo ta kuptojë?

    Qytetari: Jemi puthur mes dy pallatesh në një çadër. Më pas ajo priste interesimin tim. Po unë u spostova gradualisht, ndoshta jo në mënyrë të sinqertë, po u spostova pa prishur punë.

    Aldo: Sa vjeç ishit?

    Qytetari: Unë isha 22 vjeç, ajo ishte diku te 18-19 vjeçe. Nuk u pamë më. Dhe unë nuk jam interesuar për të mos rënë shumë në sy të jetës së asaj.

    Aldo: Imagjino sikur edhe ajo të ketë kërkuar ty po kaq sa e ke kërkuar ti atë.

    Qytetari: Thash unë cilësimi im për atë në mënyrë letrare është ‘pengu i jetës’.

    Aldo: Çfarë do të ndodhë nëse ti e shikon nesër, pasnesër diku?

    Qytetari: Dua vetëm t’i jap një përqafim dhe asgjë tjetër.

    Aldo: E ke në mendje akoma?

    Qytetari: Po, po nuk e harroj thashë e kam peng gjithë jetën.

    Aldo: Sa histori të tilla, sa pengje të tilla mund të ketë. Nuk ka se për të ndodhur gjë, asgjë s’do të ndodhë, por që imagjino të kalosh një jetë të tërë duke pasur në kokë një njeri të cilin ti e ke dashur dhe nuk ke mundur më. Kushedi se si do të kishte vajtur jeta e këtij njeriu, por edhe e asaj zonjës e cila tani mund të jetë gjyshe ose stërgjyshe, kush e di. Dhe në fund është ajo shprehja e njohur “eh sa filma janë bërë me këto”./tvklan.al

    dua ta perqafoj historia e dashurise pengu i jetes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Haziri i LDK-së: Jemi në konsultime me LVV-në për një marrëveshje për presidentin

    April 17, 2026

    Anulohen fluturimet/ Europa do të mbetet pa karburant për avionë brenda ‘6 javësh’

    April 17, 2026

    Paratë cash në kufi/ Dogana mund të bllokojë edhe shuma nën 10 mijë euro kur ka dyshime

    April 17, 2026

    Arbër Hajdari zbulon emrin, për të ‘BBVA5’ e fiton…

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.