Ndryshimi i temperaturave të ajrit u shoqërua javën që lamë pas me rritje të numrit të infeksioneve respiratore në vend.
Gjatë një jave qendrat shëndetësore kanë raportuar 7700 raste me infeksione të sipërme dhe të poshtme.
Krahasuar me tre javë me parë, kemi një rritje me 20 % të infeksioneve respiratore.
Sipas bluzave të bardha infeksionet respiratore po shoqërohen me kollë të zgjatur, temperaturë, dhimbje trupi, dhimbje koke, si dhe në raste të tjerë me simptoma të traktit gastrointestinal, me të vjella dhe diarre.
Grupmosha më e prekur është ajo pediatrike si dhe të moshuarit.


