Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Rritja e çmimeve në korrik “përzuri” turistët nga hotelet, sidomos vendasit

    September 20, 2024
    Rritja e çmimeve në korrik “përzuri” turistët nga hotelet, sidomos vendasit

    Rritja e netë-qëndrimeve të të huajve dhe vendasve përgjatë muajit korrik të këtij viti është ngadalësuar ndjeshëm në korrik. Të dhënat e INSTAT për strukturat akomoduese bënë të ditur se rritja e net-qëndrimeve të turistëve vendas në korrik ishte vetëm 6.2%, nga 61% që kishte qenë korrikun e një viti më parë. Më ngadalë u rritën dhe net qëndrimet e të huajve, m 21.3%, nga 42.3% të njëjtin muaj të një viti më parë.

    Në korrik hotelet, sidomos në jug, rritën ndjeshëm çmimet deri në 90%, çka bëri që shumë shqiptarë të zgjedhin të pushojnë jashtë vendit, kryesisht në Greqi apo Turqi. Po ashtu edhe shumë turistë të huaj, sidomos italianë anuluan prenotimet.

    Gjatë muajve të parë të vitit, rritja e net qëndrimeve si e të huajve ashtu dhe vendasve kishte qenë e lartë. Në prill psh, rezidentët vendas ishin rritur me 20% dhe ata të huaj me rreth 80%.

    Efektet u dukën dhe në shifrat e hyrjeve të turistëve të huaj, që u rritën me vetëm 2% në korrik, ndërsa muajt e mëparshme zgjerimi kishte qenë dyshifror.

    Sipas njoftimit të INSTAT numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 35,9%, në krahasim me Korrik 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

    numri i vizitorëve rezident është rritur me 8,9%;

    numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 53,1%.

    Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 16,1%, në krahasim me Korrik 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

    numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 6,2%;

    numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 21,3%.

    Vizitorë

    Gjatë muajit Korrik 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 35,9%, krahasuar me Korrik 2023.

    Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 74,1%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 57,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

    Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 57,1%.

    Në muajin Korrik 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

    sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (38,3%);

    sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (73,1%);

    sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (93,0%).

    Netë qëndrime

    Gjatë muajit Korrik 2024, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 16,1%, në krahasim me muajin Korrik 2023.

    Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 24,4%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 21,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

    Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 22,5%.

    Në muajin Korrik 2024, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

    sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (39,3%);

    sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (81,9%);

    sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,4%).

    Norma neto e shfrytëzimit

    Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 49,3%, kundrejt 44,8% që ishte në muajin Korrik 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 55,4%, kundrejt 49,5% që ishte në muajin Korrik 2023./MONITOR 

    Rritja e çmimeve në korrik turistet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.