TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili vdiq papritur në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.
Begaj ka thënë për gazetarët, jashtë ambienteve të Kuvendit se Gerti Bogdani ishte njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike.
“Një njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike. Ishte një njeri i cili pati një jetë të mbushur aktive qoftë publike, qoftë politike. Ngushëllime familjes.”– tha Begaj.
Homazhet në nder të Gerti Bogdanit kanë nisur prej orës 10:00 deri në orën 12:00, e më pas do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.


