Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët e rinj në Lezhë, Vlorë dhe Fier (EMRAT)

    Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane

    Marrëveshja SHBA-Iran për t’i dhënë fund konfliktit, paqartësi sa i përket tarifave për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Presidenti Biden dënon atentatin e dytë ndaj zotit Trump

    September 17, 2024
    Presidenti Biden dënon atentatin e dytë ndaj zotit Trump
    Presidenti amerikan Joe Biden

    SHBA– Presidenti amerikan Joe Biden denoncoi atentatin e dytë kundër paraardhësit të tij, duke e quajtur dhunën politike një veprim jo-amerikan.

    “Nuk ka vend për dhunë politike në Amerikë. Asnjëherë. Kurrë”, tha Presidenti Biden në një konferencë të kolegjeve dhe universiteteve afrikano-amerikane në Filadelfia.

    “Në Amerikë, ne i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në mënyrë paqësore, në kutinë e votimit. Jo me tytën e një arme”, tha Presidenti Biden të hënën.

    “Amerika ka vuajtur shumë herë tragjedinë e plumbit të një vrasësi”, shtoi ai. “Kjo nuk zgjidh asgjë dhe thjesht përçan vendin.”

    Komentet e Presidentit Biden erdhën vetëm rreth 24 orë pasi agjentët e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara pikasën një person të dyshuar të armatosur në fushën e golfit të ish-presidentit Donald Trump në Florida.

    Shtëpia e Bardhë tha më vonë të hënën në mbremje përmes një deklarate se Presidenti Biden kishte zhvilluar një bisedë të përzemërt në telefon me ish-presidentin Trump lidhur me atentatin ndaj tij në Florida.

    Zoti Trump përmes një deklarate të lëshuar nga drejtuesit e fushatës së tij, tha: “Ne patëm një telefonatë shumë të mirë. Biseda kishte të bënte me mbrojtjen nga Shërbimit Sekret.” Ekipi i fushatës së tij nuk dha më shumë detaje rreth bisedës telefonike.

    Shërbimi Sekret hapi zjarr pasi njëri prej agjentëve pikasi grykën e pushkës që dilte nga shkurret të dielën, mbi 300 metra pranë fushës ku ish-presidenti po luante golf.

    I dyshuari u largua me një makinë fuoristradë, thanë autoritetet. Oficerët e policisë gjetën të lëna pas një armë gjysmë automatike të mbushur me municion (SKS) dhe të pajisur me një dylbi snajperi, një kamera dixhitale dhe një qese plastike me ushqime.

    I dyshuari, i identifikuar të hënën me emrin Ryan Routh, i moshës 58 vjeçare, u arrestua rreth 40 minuta pasi kishte udhëtuar me makinë përgjatë autostradës drejt veriut, I-95. Kur u pyet a e dinte se përse po e ndalonin, zoti Routh “u përgjigj në mënyrë pohuese”, thanë autoritetet. Targat e vendosura në automjet ishin raportuar si të vjedhura nga një makinë tjetër. Ndaj të dyshuarit u ngritën akuza për shkelje të ligjit për armëmbajtje në një gjykatë federale të hënën.

    Kandidati republikan për president në zgjedhjet e këtij viti që mbahen më 5 nëntor nuk u dëmtua fizikisht. Por, ky incident ngre pikëpyetje të reja se si dyshuari i armatosur arriti t’i afrohet, vetëm dy muaj pasi një tjetër person i armatosur hapi zjarr më 13 korrik gjatë një tubimi në Butler të Pensilvanisë, duke e plagosur ish-presidentin në veshin e djathtë./VOA

    Presidenti Biden Të shtënat me armë teksa po luante golf Të shtënat me armë zjarri pranë Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët e rinj në Lezhë, Vlorë dhe Fier (EMRAT)

    June 15, 2026

    Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane

    June 15, 2026

    Marrëveshja SHBA-Iran për t’i dhënë fund konfliktit, paqartësi sa i përket tarifave për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit

    June 15, 2026

    Po lundronte me motor uji, humb jetën i riu në Liqenin e Ulzës

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.