Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Afati po mbaron/ Haxhiu thirrje partive: Konsensus për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

    Përplasje SHBA-Iran për Hormuzin, reafon Teherani: Bllokada është akt agresioni

    Gjithçka gati ne Islamabad/ JD Vance udhëheq raundin e dytë të negociatave SHBA-Iran në Pakistan

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Blinken sërish në Egjipt për bisedime mbi arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës

    September 17, 2024

    SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Egjipt të martën mes përpjekjeve të vazhdueshme për të angazhuar partnerët kryesorë rajonalë në Lindjen e Mesme për të paraqitur një propozim të rishikuar për një armëpushim në Rripin e Gazës.

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, u tha gazetarëve të hënën se “Ne vazhdojmë të angazhohemi me partnerët tanë në rajon, veçanërisht me Egjiptin dhe Katarin, për atë që do të përmbajë ai propozim, në mënyrë që palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.”

    Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë një afat kohor për propozimin e rishikuar, megjithëse zyrtarët janë shprehur se ai do të paraqitet së shpejti. Propozimi synon të zgjidhë çështjet kryesore që kanë shkaktuar ngërçin disamujor në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti, me synimin për të siguruar një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi në fillim të luftës më 7 tetor 2023.

    Në Kajro, zoti Blinken do të bashkëkryesojë seancën hapëse të Dialogut Strategjik SHBA-Egjipt me Ministrin e Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty. Sekretari Blinken do të takohet gjithashtu me udhëheqësit egjiptianë për të diskutuar përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Gazë, lirimin e të gjitha pengjeve, lehtësimin e vuajtjeve të civilëve palestinezë dhe sigurinë rajonale, tha zëdhënësi Miller.

    Megjithatë, udhëtimi i dhjetë i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori 2023, nuk përfshin një ndalesë në Izrael për bisedime me udhëheqësit e tij. Më herët të hënën, zoti Blinken u takua me udhëheqësin e opozitës izraelit dhe ish-kryeministrin Yair Lapid.

    Pas takimit në Departamentin e Shtetit, zoti Lapid u tha gazetarëve se Izraeli ka nevojë për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës në Rripin e Gazaës, duke theksuar se asnjë proces politik apo pengesë nuk duhet të ndikojë në arritjen e një marrëveshjeje. Zoti Lapid i kërkoi Shteteve të Bashkuara të mos e lejojnë Hamasin “të shmang arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve”.

    “Izraeli si një komb nuk do të shërohet nëse nuk i kthejmë pengjet e mbetura në vend. Kjo është thelbësore për ekzistencën tonë”, tha zoti Lapid pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.
    Ndërkohë, në Rripin e Gazës, zyrtarët palestinezë njoftuan se një sulm ajror izraelit shkaktoi vdekjen e të paktën 16 personave të hënën, në mesin e tyre pesë gra dhe katër fëmijë.

    Sulmi shkatërroi një shtëpi në kampin e refugjatëve në Nuseirat, në pjesën qendrore të Gazës, duke vrarë të paktën 10 persona, përfshirë katër gra dhe dy fëmijë. Një sulm tjetër ndaj një shtëpie në qytetin e Gazës shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, përfshirë një grua dhe dy fëmijë, sipas Mbrojtjes Civile, një grup i punonjësve të emergjencave që veprojnë nën menaxhimin e qeverisë së Hamasit.
    Numri i palestinezëve të vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, ka arritur në mbi 41,000. Kjo ministri, e udhëhequr nga Hamasi, nuk bën dallim mes civilëve dhe militantëve të vrarë, por thotë se sipas të dhënave të saj mbi gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë. Izraeli thotë se ka vrarë 17,000 militantë, por nuk ka ofruar prova.

    Lufta Hamas-Izrael filloi më 7 teotor të vitit 2023, pas një sulmi nga militantët e Hamasit në Izraelin jugor, në të cilin u vranë 1,200 njerëz, kryesisht civilë dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Bashkimi Evropian dhe një numër vendesh të tjera perëndimore./VOA

    Blinken Egjipt
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Afati po mbaron/ Haxhiu thirrje partive: Konsensus për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

    April 19, 2026

    Përplasje SHBA-Iran për Hormuzin, reafon Teherani: Bllokada është akt agresioni

    April 19, 2026

    Gjithçka gati ne Islamabad/ JD Vance udhëheq raundin e dytë të negociatave SHBA-Iran në Pakistan

    April 19, 2026

    Zjarr i madh në landfillin e Bushatit, ndërhyrje emergjente për shuarjen e flakëve

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.