Reperi i njohur Mozzik, po e shijon në maksimum lidhjen e tij me të dashurën Lotina Hazirin.
Dyshja romantike e bëri publike lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe që prej asaj kohe ata kanë ndarë nëpër rrjete sociale momente nga rutina e tyre.
Mirëpo një koment që i ka shoqëruar përgjatë ditës së djeshme ka qenë ngjashmëria që shumë njerëz “kanë dalluar” mes Lotinë dhe Lorëdanës, ish-e dashura e Mozzik.
Por mesa duket, nëpërmjet postimit të fundit të bërë nga Lotina, ajo ia “ka mbyllur gojën” të gjithëve që aludojnë se Mozzik e pëlqen më së shumti Lotinën sepse ajo ngjason me Loredanën.
Dy njerëzit e vetëm në botë me të cilët mund të ngjaj unë”, -ka shkruar ajo.
Faktikisht, Lotina dhe nëna e saj duken si dy pika uji.



