Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani së fundmi po pëlqehet nga kampionët e Francës.
Sipas medieve francize, parisienët po mendojnë që të futen seriozisht në garë për futbollistin në merkaton e verës.
Por vendimtare, do të jetë vetë dëshira e Asllanit, i cili me siguri deri atëherë do të ketë edhe propozime të tjera.
Asllani luajti 23 ndeshje në sezonin e kaluar, ku realizoi një gol dhe dhuroi dy asiste. Ai u transferua në Milano në 2021-shin, nga skuadra e Empolit.


