Një ngjarje e papritur i ka ndodhur këngëtares së mirënjohur Shakira e cila gjatë performimit në skenë, dikush tentoi ta filmonte poshtë fustanit të saj.
Si rrjedhojë e ngjarjes këngëtarja u detyrua të lërë skenën.
Ngjarja ndodhi teksa Shakira perfmormonte dhe kërcente për adhuruesit e saj.
Ndërkohë që shumë njerëz ishin të entuziazmuar dhe po e shijonin momentin, një person papritmas kishte filluar të filmonte artisten nga një kënd i papërshtatshëm, nën fustanin e saj.
Në një moment, Shakira është vënë re duke tentuar të parandalohet këtë veprim të papërshtatshëm, duke bërë përpjekje për të ndaluar personin që po filmonte.
Megjithatë, përpjekjet e saj duket se nuk kishin efekt dhe personi që filmonte me sa shihet dhe në video nuk kishte në plan që të ndalte.
Shakira leaves the stage after people were filming under her dress whilst she was dancing to her new single. People are GROSS. pic.twitter.com/AxlBw6yFZL
— FEIM (@FeimM_) September 15, 2024


