SHBA– Raporti i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck sigurisht që nuk është në momentin më të mirë. J.Lo tashmë ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc, ndërsa përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsye.

Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të tyre teksa janë fotgrafuar në publik. Por Affleck është shfaqur i tensionuar, ndërkohë, Lopez dukej mahnitëse në TIFF, megjithëse disa janë të shqetësuar se ajo në fakt po humb shumë kile pas divorcit.

Dyshja është fotografuar të shtunën për një mëngjes të vonë familjar, përkrah fëmijëve të tyre, në hotelin Beverly Hills, në Polo Lounge.

Pavarësisht se është çudi t’i shohësh ata afër njëri-tjetrit kaq shpejt pas kërkesës për divorc, i vemti motiv që qëndrojnë në marrëdhënie të mira janë fëmijët./DailyMail








