PEQIN– Rasti i dytë brenda një jave, janë dy dronet e kapura mbi ambientet e burgjeve. Mbrëmjen e së enjtes një dron është kapur duke fluturuar mbi burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku dhe më pas janë gjetur lëndë të ndaluara që janë hedhur në perimetrin e burgut.
Bëhet fjalë për 4 pako me telefonë, 8 karikues dhe disa doza me drogë (31 doza kokainë, 200 gramë kanabisi).

Por, vetë droni nuk është mundur që të kapet nga punonjësit e burgut, dhe as personat të cilët kanë bërë të mundur ngritjen e tij.
Ndërkohë Dejtoria e Burgjeve ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të kuptuar se për kë janë sendet e hedhura në perimetrin e burgut, gjithashtu edhe për të parë nëse ka pasur personel të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.


