Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi NATO-n duke thënë se nëse “Kiev përdor raketa perëndimore në Rusi, aleanca do të jetë luftë”.
Deklarata e tij vjen pasi Britania e Madhe ka vendosur t’i lejojë Ukrainës përdorimin e raketave të saj Storm Shadow me rreze të gjatë veprimi për sulmet brenda territorit rus.
Kievi insiston prej kohësh në heqjen e kufizimeve të vendosura ndaj tij për të përdorur kundër vendit agressor armë të tilla, e argumenton se këto kufizime po i mbysin përpjekjet e tij për fituar këtë luftë.
Washingtoni druhet se lejimi i Ukrainës që të godasë thellë në territorin rus me armët e SHBA mund të përshkallëzojë situatën.


