Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Studimi: Solarët dëmtojnë ADN-në dhe trefishojnë rrezikun për melanomë

    Video nga arrestimi i Ervin Matës në Brazil, u maskua si shtetas nga Paraguaj, por u identifikua dhe u dorëzua

    Operacion ndërkombëtar “The Wanted”/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, ishte në kërkim për trafikimin e 240 kg ko*ainë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Euro u forcua, por deficiti i bilancit të pagesave ngelet në nivelet më të larta që prej pandemisë

    September 12, 2024
    Euro u forcua, por deficiti i bilancit të pagesave ngelet në nivelet më të larta që prej pandemisë

    Deficiti i llogarisë korente u ngushtua për tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit zbriti në vlerën e 216 milionë eurove, 7.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Megjithatë, për të gjithë 6-mujorin e parë, deficiti i llogarisë korente ngelet në vlerat më të larta që prej vitit 2020, me një vlerë totale prej 575 milionë eurosh ose 53% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja u përcaktua nga ecuria negative e tremujorit të parë, kur deficiti i llogarisë korente u zgjerua me 150% me bazë vjetore.

    Deri tani, përkeqësimi i bilancit të llogarisë korente i detyrohet kryesisht thellimit të deficitit tregtar në mallra. Për 6-mujorin, ky deficit arriti vlerën e gati 2.6 miliardë euro, me një rritje prej 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe këtë vit eksportet e mallrave vazhdojnë të jenë në rënie, ndërsa importet po rriten, duke ndjekur rritjen e konsumit dhe kërkesës së brendshme, që po plotësohet kryesisht nga mallrat e huaja.

    Nga ana tjetër, këtë vit eksportet e shërbimeve po rezultojnë të pamjaftueshme për të kompensuar deficitin e thellë në mallra. Bilanci në tregtinë e shërbimeve ishte pozitiv në vlerën e afërsisht 1.5 miliardë eurove, në rritje me 15% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Afërsisht gjysma e kontributit në sektorin shërbimeve erdhi nga turizmi, që në 6-mujorin e parë të vitit i solli ekonomisë të ardhura neto në vlerën e 740 milionë eurove, në rritje me 28% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

    Ndërkohë, në rënie paraqitet këtë vit kontributi i fasonerisë. Të ardhurat nga shërbimet e përpunimit të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët zbritën në 358 milionë euro, 9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Përveç eksportit të shërbimeve, të ardhurat dytësore dhe kryesisht dërgesat e emigrantëve ngelen kolona e dytë që zbut deficitin e lartë tregtar në mallra të vendit. Për 6-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën në 510 milionë euro, në rritje me 15% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

    Remitancat këtë vit kanë arritur vlerën më të lartë historike për 6-mujorin e parë të vitit. Një cikël i ri i rritjes së tyre ka nisur në dekadën e fundit, i mbështetur nga valët e reja të emigrimit të shqiptarëve.

    Flukset negative neto në bilancin e llogarisë korente megjithatë mbulohen nga të ardhurat e investimeve të huaja direkte dhe nga prurjet e tjera informale nga jashtë, që nuk mund të vlerësohen me saktësi. Për 6-mujorin 2024, investimet e huaja direkte arritën vlerën rekord të 749 milionë eurove, shumë kjo 30% më e lartë se deficiti i llogarisë korente për të njëjtën periudhë./MONITOR

    deficiti i bilancit të pagesave euro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Studimi: Solarët dëmtojnë ADN-në dhe trefishojnë rrezikun për melanomë

    April 27, 2026

    Video nga arrestimi i Ervin Matës në Brazil, u maskua si shtetas nga Paraguaj, por u identifikua dhe u dorëzua

    April 27, 2026

    Operacion ndërkombëtar “The Wanted”/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, ishte në kërkim për trafikimin e 240 kg ko*ainë

    April 27, 2026

    Aksident i frikshëm në Llogara, makina çahet nga barrierat, plagoset 22-vjeçari

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.