Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, ministrja Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar pas marrëveshjes SHBA-Iran

    “Kurthi i luftës” i Putinit dhe çmimi i mundshëm për paqe

    Këmbimi valutor 19 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nga interpelanca e Bardhit me Ramën te mandati i Xhaçkës, zbardhet rendi i ditës për seancën e sotme plenare

    September 12, 2024
    Nga interpelanca e Bardhit me Ramën te mandati i Xhaçkës, zbardhet rendi i ditës për seancën e sotme plenare
    Foto nga kuvendi i Republikes se Shqiperise.

    TIRANË – Këtë të enjte seanca plenare parashikohet të ketë debat mes forcave politike, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës, është interpelanca e thirrur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, me kryeministrin Edi Rama, sa u takon mbetjeve toksike.

    Pritet të jetë i pranishëm në sallë edhe vetë kryeministri Edi Rama, në këtë mënyrë interpelancën nuk pritet t’ia delegojë ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, post që tashmë e mban Taulant Balla.

    Gjithashtu në rendin e ditës parashikohet edhe një interpelancë me zv. kryeministren Belinda Balluku, e kërkuar nga një grup deputetësh të PD, për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”, në lidhje me bllokimin e aksesit të qytetarëve që banojnë në zonat pranë, si dhe shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës, për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit.

    Rendi i Ditës

    Në mbështetje të urdhrit nr. 59, datë 10.9.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

    1. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.9.2024, ora 10:00.

    II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.9.2024.

    2. Njoftime.

    3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi.

    4. Interpelancë urgjente me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, zonjën Belinda Balluku, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

    5. Akti normativ nr. 2, datë 1.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014 “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.

    6. Akti normativ nr. 3, datë 28.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2023 “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar.

    7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi) për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë.

    8. Projektligji “Për ratifikimin e letrës së pjesëmarrjes së Këshillit të Ministrave
    të Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për Qendrën Evropiane të
    Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride”.

    9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, të ndryshuar.

    10. Projektligji “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

    11. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”.

    12. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

    13. Projektvendimi “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

    14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

    III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

    IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

    parlamenti seanca plenare 12 Shtator 2024
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, ministrja Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar pas marrëveshjes SHBA-Iran

    June 19, 2026

    “Kurthi i luftës” i Putinit dhe çmimi i mundshëm për paqe

    June 19, 2026

    Këmbimi valutor 19 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 19, 2026

    Nënpresidenti amerikan, JD Vance shtyn udhëtimin për në Zvicër për bisedimet me Iranin

    June 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.