Sikurse u paralajmërua nga Bashkia, moti në qytetin e Vlorës ka parë një përkeqësim të ndjeshëm në orët e mbrëmjes së të hënës, 9 shtator.
Qyteti është përfshirë nga reshje shiu dhe erë e fortë, raportohet në media. Shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë ka sjellë probleme.
Ndërsa mësohet se është rrëzuar një pishë në Pyllin eSodës, duke bllokuar njërin sens të rrugës.

Rrëzimi i pishës fatmirësisht nuk ndodhi në momente të qarkullimit të mjeteve, ndërsa janë shërbimet zjarrfikëse ata që kanë mbërritur në zonë.
Zjarrfikësit kanë prerë pemën, duke e larguar nga rruga pjesë-pjesë për të zhbllokuar në këtë mënyrë edhe aksin rrugor.


