Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    Britania e Madhe ndalon duhanin për brezin e ri: Ligji historik synon një “gjeneratë pa cigare”

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rreth & rrotull

    “Partia drejtohet nga njëshi”/ Akademiku Fuga: Opozita nuk di të lexojë ndarjen e drejtuesve politikë

    September 9, 2024
    “Partia drejtohet nga njëshi”/ Akademiku Fuga: Opozita nuk di të lexojë ndarjen e drejtuesve politikë

    Nga Artan Fuga

    Hierarkitë e reja në Partinë Socialiste para fushate!

    Pas ngjarjeve të fundit politike nga të dy krahët, kanë dalë edhe emrat e anëtarëve të kryesisë, të shefave politikë nëpër rrethe për fushatën, nga ana e Partisë Socialiste.

    Kuptohet që në vetvete kjo është pa pikë rëndësie sidomos kur bëhet fjalë se në këtë atë funksion do të jetë ali hoxha apo hoxhë aliu.

    Por, gjithsesi ka rëndësi mendoj në dy aspekte krejt të qarta.

    E para, që opozita nuk po di ta lexojë këtë vendosje të re hierarkike në formacionin e betejës për pushtet të socialistëve të Edi Ramës dhe si gjithmonë merret me propagandë bazike: jo kush ka vjedhur, jo janë senatorët, jo po nuk janë e të tjera gjëra pa vlerë praktike.

    E dyta, sepse sikurse janë formacionet e ushtrisë, ashtu do të jetë edhe strategjia e saj. Pra, edhe rezultati i pushtetit për vitin 2030 – 2050.

    Cfarë vihet re?

    Në të deleguarit politikë nëpër qarqe dominojnë kryetarët e bashkive, me përjashtim të Tiranës ku kryetari i Bashkisë së Tiranës është vendosur nën hyqmin e delegates nga qendra.

    Te të tjerët kryesisht janë ministra të rinj dhe kryetarë bashkie.

    Cili është kuptimi?

    Dy kuptime. I pari: Nëse doni pushtet akoma fitoni zgjedhjet, puna juaj se si! Në mos, mos na çani shumë kokën kur t’ju heqim. I dyti: Jeni në pushtet, ky është avantazhi juaj. Përdorni pushtetin lokal me të gjithë fuqinë e tij për të nxjerrë deputetë, por ju vetë nuk do të jeni deputetë!

    Formacion i ri edhe në kryesinë e partisë. Emra pothuajse të rinj me ndonjë përjashtim pa ndikim.

    Çfarë do të thotë kjo? E para, partia u spastrua nga armiqtë, ose të dyshimtët. E dyta, kryesia është kryetari, kurse anëtarët janë kot. E treta, kujtesa e së shkuarës fshihet. E katërta, nuk ka superpozim fuqish. O në kryesi, o në terren. Të dyja harrojini. Jeni këtu për të thënë dakord, dhe kaq. Mund të punoni, madje fort, por pa pasur fuqi vendimmarjeje. Partia drejtohet nga njëshi.

    Kuptohet që nuk ka më dysh, tresh, katërsh, etj. Nuk jemi në kohën e perandorit Deoklesian që shpiku tetraedrin politik duke e ndarë Perandorinë romake në katër perandorë, dy augustë dhe dy cesarë. Një pra si Konstantini i Madh!

    Deputetët e tanishëm kanë dalë jashtë loje në shumicë. Të shohim çfarë do të bëhet me ju! Por, dijeni se forca caktuese është një brez tjetër, jo ju!

    Drejtësia do të merret me të gjithë ju që u ka dalë emri, por përballë saj do të jeni thjesht si njerëz që ecni në këmbë!

    Qendroni varur ca muaj. Dhe u thuhet se me skandalet financiare dhe vjedhjet, do i tregojmë botës se klasa e vjetër politike do të fshihet.

    Na falni, por duhet të jepni jetën për partinë!

    Ka vetëm kuadro të rinj dhe lideri që vetëriprodhohet duke rinovuar kuadrot.

    E njihni apo jo përvojën politike të viteve 1975 – 1990?

    Në këtë mënyrë, gjithkushi është vendosur përpara një motivimi absolut! O fiton, o vdes (politikisht)!

    Askush nuk thotë: Ore fitojmë nuk fitojmë, unë e kam të sigurt vendin, karrigen, kolltukun, folenë!

    A e kupton opozita këtë? Apo ç’i duhet thuaj!!!

     

    artan fuga drejtuesit politike opozita
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    April 21, 2026

    Britania e Madhe ndalon duhanin për brezin e ri: Ligji historik synon një “gjeneratë pa cigare”

    April 21, 2026

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    April 21, 2026

    “Jeta ikën shpejt”, Rama sjell mesazhin e Aleksandrit të Madh për jetën dhe vdekjen

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.