Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pjesë e trafikut të kokainës në Itali/ Shqiptari kapet edhe me 5 mijë euro cash në banesë

    “I thanë që unë kisha të dashur”/ Monika flet për raportin me Metën: Jam penduar që…

    Sulmi në Banjskë: Tre të akuzuar mësojnë sot vendimin ndaj tyre

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Dy organet kryesore të trupit që kanë rolin kyç, duhet të dini patjetër se…

    September 9, 2024

    A e dini se truri juaj luan gjithashtu një rol të rëndësishëm edhe në shëndetin e zemrës?

    Në këtë artikull njiheni se si ndikon shëndeti mendor në shëndetin e zemrës dhe si t’i kujdeseni për këto organe që luajnë rol kyç në mirëqenien tuaj të përgjithshme.

    Stresi

    Stresi në periudhë afatgjatë mund të rrisë presionin e gjakut, të zvogëlojë rrjedhën e gjakut në zemër, të ulë aftësinë pompuese të zemrës, të shkaktojë ritme jonormale të pompimit dhe të aktivizojë sistemin e koagulimit të gjakut dhe përgjigjen e tij inflamatore.

    Përvojat traumatike të fëmijërisë

    Përvojat traumatike të kaluara gjatë fëmijërisë, të tilla si abuzimi fizik, seksual, emocional, neglizhenca e prindërve ose dhuna në shtëpi, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të sjelljeve të dëmshme për shëndetin, siç janë përdorimi i substancave të dëmshme për organizmin.

    Një studim i vitit 2020 zbuloi se të rriturit që patën përjetuar disa ngjarje traumatike gjatë fëmijërisë, ishin më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Depresioni

    Marrëdhënia midis depresionit dhe sëmundjeve të zemrës është një rrugë e dyanshme.

    Sipas ekspertëve, depresioni mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së arterieve koronare.

    Studime të tjera tregojnë se njerëzit që tashmë kanë sëmundje kardivaskulare, kanë tre herë më shumë gjasa të jenë në depresion sesa njerëzit e tjerë.

    Dhe depresioni është një faktor rreziku për një sulm të mëvonshëm në zemër tek njerëzit që e kanë kaluar një të tillë.

    Kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë, sepse njerëzit që janë në depresion kanë më pak gjasa të lënë duhanin, të marrin medikamentet e caktuara nga mjeku ose të kryejnë aktivitet fizik edhe pas një sulmi kardiak.

    Zemërimi

    Sipas një hulumtimi, njerëzit të cilët zakonisht janë të zemëruar kanë dy deri në tre herë më shumë gjasa të pësojnë një sulm në zemër.

    Izolimi social

    Sipas hulumtimeve të viteve të fundit, njerëzit që jetojnë vetëm kanë shumë më shumë gjasa të pësojnë një sulm në zemër ose të humbasin jetën papritur nga një i tillë.

    Nga ana tjetër, njerëzit me një rrjet miqsh të mirë, kanë edhe një shëndet më të mirë të zemrës dhe mendor.

    Si të kujdeseni për shëndetit e trurit dhe zemrës?

    Nëse jeni duke luftuar me ndonjë nga problemet e shëndetit mendor ka gjëra që mund të bëni për ta përmirësuar atë dhe potencialisht edhe shëndetin e zemrës tuaj.

    Këshillohuni me një profesionist – Një specialist i shëndetit mendor mund t’ju ndihmojë të përballeni me shumë sfida, duke përfshirë edhe traumat nga e kaluara.

    Bëni përmirësime në stilin e jetesës – Të bësh ndryshime të vogla për të përmirësuar shëndetin, si konsumi i më shumë frutave dhe perimeve ose ecja mund t’ju ndihmojnë vërtetë!

    Mundohuni të bëni aktivitete fizike që ju pëlqejnë dhe që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të motivuar.

    Mbani trurin aktiv – Aktivitetet që stimulojnë trurin mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj mendor.

    Reduktoni stresin – Edhe pse është një sfidë e vërtetë, një strategji që mund t’ju ndihmojë është meditimi, i cili inkurajon vetëdijen dhe fokusimin në të tashmen.

    Ushtrimet e rregullta, një regjim ushqimor i shëndetshëm dhe gjumi i mjaftueshëm mund të ndihmojnë gjithashtu në mbajtjen nën kontroll të niveleve të stresit.

    pasojat Stresi truri zemra
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pjesë e trafikut të kokainës në Itali/ Shqiptari kapet edhe me 5 mijë euro cash në banesë

    April 24, 2026

    “I thanë që unë kisha të dashur”/ Monika flet për raportin me Metën: Jam penduar që…

    April 24, 2026

    Sulmi në Banjskë: Tre të akuzuar mësojnë sot vendimin ndaj tyre

    April 24, 2026

    Turizmi/ Amerikanët zbulojnë Shqipërinë, rriten dhe Kosova, italianët e gjermanët 

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.