Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hita takon drejtuesin e Policisë italiane/ Bashkëpunim për sezonin turistik, goditjen e krimit dhe trafiqeve

    “Duam 120 mijë euro”/ Mashtruan shtetas gjermanë nga call center në Tiranë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit

    Tragjedi në Austri/ Makina përplaset me trenin, humb jetën ish-portieri i Arsenalit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zgjeroi miqësinë në burg/ Për çfarë e falenderon Fredi Beleri kryeministrin e vendit?

    September 7, 2024
    Zgjeroi miqësinë në burg/ Për çfarë e falenderon Fredi Beleri kryeministrin e vendit?

    Ish-kryebashkiaku i dënuar i Himarës, Fredi Beleri, i liruar me kusht për pjesën e mbetur më 2 Shtator, ka rrëfyer për 16 muajt e tij në paraburgim.

    Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Fredi Beleri, aktualisht eurodeputet i Greqisë për partinë “Demokracia e Re”, tregon se si zuri miqësi të reja gjatë qëndrimit në izolim, edhe pse mes tyre kishte nga ata në parim kundërshtarë politikë, apo ish-bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama.

    “Në sektorin ku isha, edhe në Durrës, edhe në Fier, ndodheshin të ndaluar, subjekte të SPAK, persona politikë dhe publikë, që, në fillim u është bërë gjyqi në media dhe në publik, pastaj del SPAK dhe e certifikon gjykata. Kam qenë në burg me zotin Lefter Koka, Safet Gjici, Alqi Bllako, drejtorët e bashkisë Tiranë, kryebashkiakun e Bulqizës, të Fushë Arrëzit”, tregon Beleri.

    Më tej eurodeputeti shton se më parë nuk kishte pasur njohje me ta dhe se zuri miqësi të reja.

    “Nuk njihja askënd nga këta më parë, por u miqësuam, pasi ndanim të njëjtin ambient. Kam një falenderim për të gjithë, pasi më kanë respektuar dhe më kanë pritur në mënyrën më të mirë”, thotë Beleri.

    Madje ai tregoi edhe për debatet politike që bëheshin në burg mes tij dhe socialistëve të arrestuar.

    “Kishim shpesh edhe debate politike. Secili mbronte idetë e veta. Kishte nga ata që e mbronin PS, kishte nga ata që nuk e mbronin, por ata nuk fajësonin PS pse ishin arrestuar. Problemi i tyre ishte padrejtësia që vinte nga mungesa e procedurave ligjore, nga mosrespektimi i shtetit ligjor që e ka burimin nga SPAK-u”, u shpreh Beleri, i cili përgënjeshtroi edhe një lajm të përhapur disa javë më parë, se ai i kishte shpëtuar jetën një ish- kryebashkiaku në burg.

    Teksa pyetet edhe për zgjedhjen si eurodeputet i Greqisë, ai nënvizon se ka falënderim edhe për kryeministrin Edi Rama, që gjatë procesit e akuzoi si autorin e arrestimit dhe dënimit të tij.

    “Po të mos ishte Edi Rama, nuk do të isha bërë kurrë deputet në Parlamentin Europian. Po të mos kishte urdhëruar arrestimin tim, po të mos kishte urdhëruar drejtësinë të shkelë ligjin me të dyja këmbët, unë do te isha një kryetar bashkie me probleme shumë të mëdha. Unë s’kisha shkopin magjik, do të konsumohesha për dy vjet dhe gjysmën e atyre që më duartrokasin sot, do të ishin të pakënaqur. Megjithatë, do të preferoja të isha kryetar i Bashkisë Himarë dhe e kam synim prapë, nëse zgjidh në kohë çështjen në Gjykatën e Strasburgut”, përfundon Fredi Beleri.

    falenderon Edi Ramen fredi beleri miqesia e re
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hita takon drejtuesin e Policisë italiane/ Bashkëpunim për sezonin turistik, goditjen e krimit dhe trafiqeve

    April 16, 2026

    “Duam 120 mijë euro”/ Mashtruan shtetas gjermanë nga call center në Tiranë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit

    April 16, 2026

    Tragjedi në Austri/ Makina përplaset me trenin, humb jetën ish-portieri i Arsenalit

    April 16, 2026

    Rama ndan foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, motra italiane s’të fal me….

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.