Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme ka qenë në vizitë në Podujevë, ku ishte i pranishëm në përurimin e dy shkollave në këtë komunë.
Teksa ishte brenda klasave, konkretisht në klasën e shtatë, ai u mundua ta zgjidhte një ekuacion në matematikë, që doli të jetë i gabuar.
Ky gabim i tij ka ngjallur shumë reagime kudo nëpër rrjet ku një i tillë nuk ka munguar as prej Getinjos i cili shkruan:
“Bre thoja se çfarë ndodhi, pse vëlla kaq shumë na dënuan me tatim…këta nuk e paskan ditur matematikën”, ka shkruar këngëtari.


