Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane të enjten e 5 shtatorit teksa tentonte të kalonte kufirin drejt Austrisë.
Mediat italiane, që nuk bëjnë me dije identitetin e tij, thonë se 34-vjeçari është ndaluar në Bolzano të Italisë.
Autoritetet zyrtare të Bolzanos njoftuan se pas hetimit, shqiptari i arrestuar rezultoi me precedent të mëparshëm kriminal, kryesish për trafik droge.
Pas një hetimi të thelluar, Policia italiane zbuloi se 34-vjeçari shqiptar në vitin 2022, ishte dëbuar nga Autoritetet e Sigurisë Publike të Monzës dhe nga Bari, ishte kthyer në Shqipëri.
Prej këtu, së fundmi, ai ishte kthyer në Itali ilegalisht pasi kishte marrë një pasaportë të re shqiptare me të dhëna të ndryshme personale.


