Panajot Mahmutaj, 24 vjeç nga Patosi është shqiptari që u shpall në kërkim nga policia greke, pasi u kap një sasi e madhe droge, konkretisht 53 kg 290 gram marijuanë, 3 kg 242 gram kokainë, 875 gram kokainë rozë, 875 gram ketaminë, 545 gram metamfetaminë, 127 mijë e 215 euro, telefona e makina.
Por emri i shqiptarit nuk është i panjohur për autoritetet greke, ndonëse është në një moshë të re.
Në qershor të vitit 2018, Mahmutaj u arrestua si pjesë e një grupi kriminal të cilët kryen 72 vjedhje në Athinë.
Shumat që Mahmutaj kishte përfituar në atë kohë me disa shqiptar të tjerë nga kjo veprimtari kriminale, arrinte në vlerën e 400 mijë eurove.


