Kapiteni i rangut të parë dhe ish-komandat i Forcave Detare Artur Meçollari ka bërë një paralajmërim se një tjetër skandal pritet të firmoset së shpejti.
Sipas tij do të shembet Akademia e Marinës në Vlorë dhe do t’i jepet me koncesion një investitori strategjik pranë Familjes Mbretërore.
Meçollari shkruan se ministri Pirro Vëngu pritet që këto ditë do të firmosë shembjen e godinës.
POSTIMI I PLOTE

Shëmbet së shpejti Akademia e Marinës në Vlorë.
Pritet urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes Pirro Vëngu për shëmbjen e saj.
Mbas shëmbjes së godinës sipërfaqja prej 24.141,58 m2, poshtë rrugës dytësore deri në Lungomare, pritet ti jepet si konçesion një investitori strategjik pranë Familjes Mbretërore. Forca detare sot ka në inventar vetëm 4843 m² të godinës, kurse sipërfaqja prej 19298,58 m² përpara godinës deri në Lungomare i ka kaluar Ministrisë së Turizmit me VKM në vitin 2017.
Akademia e Marinës u inagurua në 4 shtator 1961 në Bazën e Pashalimanit dhe në vitin 1962 u vendos pikërisht te kjo godinë që do shëmbet së shpejti.


