Një stuhi i fortë shiu ka përfshirë Gramshin, Librazhdin, Cërrikun dhe Elbasanin këtë mbrëmje.
Nga raportimet thuhet se në Gramsh, madhësia e breshërit sonte ishte sa një kokërr arrë.
Kjo stuhi e fortë ka shkaktuar dëme në drufrutorë e të mbjella të stinës.
Më pas stuhia është shtrirë edhe në Elbasan, Librazhd dhe Cërrik. Ende nuk ka informacione për përmbytje apo dëmtime.
Në pak ditë Qarku i Elbasanit është goditur nga disa stuhi të cilat kanë shkaktuar edhe përmbytje.


