Janë publikuar fotot e dy të plagosurve në atentatin e ndodhur më 3 shtator në zonën e Don Boskos.
Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç u plagosën me armë zjarri teksa ;pinin kafe në një lokal.
Sipas informacioneve shënjestër dyshohet të jete Kastriot Elezi i cili mori një plumb në gjoks-shpatull, ndërsa 22 vjeçari Metushi u qëllua në këmbë.
Metushi ishte pjesë e një atentati, ku u qëlluan me armë me silenciator nga persona të paidentifikuar ende në një lokal lagjeje në Don Bosko.

Makina Volkswagen Golf 5 që është përdorur nga autorët e ngjarjes në “Don Bosko”, është gjetur nga Policia duke u djegur në zonën e Qerekës. Autori, që mendohet se është ndihmuar dhe nga persona të tjerë, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ka dalë nga Tirana.
Sipas dëshmitarëve, ky shtetas ka qenë i maskuar dhe me kapele në kokë. Ai është futur në lokalin ku qëndronte Kastriot Elezaj dhe e ka qëlluar me plumb në kraharor.



