Djali që shihni në foton më lart është 22 vjeçari Ronaldo Metushi, njëri nga të plagosurit në atentatin në Don Bosko që ndodhi më 3 shtator.
Sipas drejtorit të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, i riu kishte lidhje shoqërore me të plagosurin tjetër. Ai është Kastriot Elezaj, person me precedentë që dyshohet të ketë qenë objektivi i plumbave.
“Ishin në të njëjtën tavolinë. Kemi evidentuar që kanë vetëm lidhje shoqërore. I riu nuk është kamerier, kanë qenë duke pirë kafe në verandën e këtij lokali. Për objektivin do të përcaktohet nga hetimi. Të paktën njëri prej tyre ka precedentë kriminalë, por ne jemi duke hetuar për background-in që të plagosurit kanë dhe konfliktet e mundshme që mund të kenë”, tha drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj.


