Zbardhen emrat e dy personave të plagosur sot në zonën e Don Boskos. Ata janë Kastriot Elezaj 45 vjec dhe Renaldo Metushi 22 vjec, ky i fundit i plagosur në këmbë.
Nga informacionet e para nga vendngjarja bëhet me dije se autori ka qenë një person i cili ecte në këmbë dhe mbante kapele.
Pasi ka qëlluar mbi dy të plagosurit, autori është larguar nga vendngjarja me makine e cila u gjet me vone e djegur ne zonen e Institutit.
Elezaj dhe Metushi ishin ulur në lokal, një person i qëlloi me pistoletë dhe u largua.
Burimet thanë se Metushi ka plagë në këmbë, ndërsa Elezaj në gjoks.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.


