Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Sipërfaqja e re për ndërtim, bie për hotelet dhe bizneset, rritet për zyrat dhe kullat

    September 3, 2024
    Sipërfaqja e re për ndërtim, bie për hotelet dhe bizneset, rritet për zyrat dhe kullat
    Albania. Tirana

    Ekonomia po rrit ekspozimin ndaj sektorit të ndërtimit, edhe pse tregu ka dhënë shenja të ngadalësimit të shitjeve dhe frenimit të rritjes së çmimeve.

    Sipërfaqja e re në të cilën do të ndërtohet në vijim, sipas lejeve të dhëna në 6-mujorin e parë të 2024, ka shënuar rritje vjetore me 12%, por gjithashtu shihen tendenca të reja për llojet e objekteve që po ndërtohen.

    Vitet e fundit, sipërfaqja e re për ndërtimin e hoteleve ishte në rritje të shpejtë, për shkak të zhvillimeve të vrullshme në sektorin e turizmit, por në gjysmën e parë të këtij viti ka pësuar rënie.

    Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, në janar-qershor 2024, në të gjithë vendin u dhanë 42 mijë metër katror sipërfaqe të re për hotele me rënie gati 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Në të kundërt, rritje të fortë shënuan sipërfaqet për zërin “Rezidenca për komunitetet” dhe ato për zyra. Sipas metodologjisë “Ndërtesat rezidente” janë ndërtime ku të paktën gjysma e sipërfaqes së objektit do të shfrytëzohet për qëllime banimi.

    Kjo kategori banesash përfaqëson lejet e reja të ndërtimit për kullat shumëkatëshe që u dhanë këtë vit në kryeqytet, të cilat do të përdoren për qëllim multifunksionale ku përfshihet edhe banimi. Sipërfaqja e re që do të ndërtohet në këtë kategori shënoi rritje vjetore 301% në 6-mujorin e parë.

    Më tej rritje të fortë në 6-mujorin e parë të vitit shënoi sipërfaqja e re që do të ndërtohet për zyra. Sipas INSTAT, në janar-qershor u dhanë 2265 metër katror sipërfaqe e re për ndërtimin e zyrave, me rritje vjetore 244%.

    Të dhënat tregojnë se ka rënie të ndjeshme të sipërfaqeve që do të ndërtohen për qëllime tregtare dhe industriale. Në 6-mujorin e parë sipërfaqja e re për banesa për qëllime industriale pësoi rënie vjetore 13% dhe ajo për qëllime tregtare me -70%.

    Rreth 55% e sipërfaqes së re të dhënë për ndërtim në të gjithë vendin në 6-mujorin e parë u takon lejeve të dhëna në kryeqytet.

    Në 6 mujorin e parë 2024 lejet e reja të ndërtimit në Tiranë sipas sipërfaqes arritën në 898,640 metër katror nga 660,452 metër katror në 6 mujorin e parë 2023. Rritja e sipërfaqes se re për ndërtim u nxit nga dhënia e lejeve për kullat shumëkatëshe në Tiranë.

    Janë të paktën 8 projekte zhvillimore, që parashikojnë ngritjen e kullave që do të kenë deri në 65 kate dhe një tjetër projekt 100 kate, i prezantuar së fundmi, por që nuk e ka marrë ende lejen e zhvillimit.

    Në listën e KKT janë edhe disa projekte në rrugën “Dritan Hoxha” me 35 kate, apo në rrugën “Teodor Keko”, me lartësi 50 kate mbi tokë. Tashmë duket se kullat po kalojnë zonën brenda Unazës, duke u shtirë edhe në pjesën më periferike të kryeqytetit.

    Një projekt tjetër parashikon një kompleks shumëfunksional rezidencial me 27 kate në zonën e Kasharit./MONITOR

    hotelet Sipërfaqja e re për ndërtim zyrat dhe kullat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    June 17, 2026

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    June 17, 2026

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    June 17, 2026

    Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3.500 trupa

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.