Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat, Arkend Balla: Diaspora nuk është dekor për betejat politike të një opozite humbëse

    Të rinjtë refuzojnë bujqësinë/ Pëson rënie numri i studentëve të regjistruar për agronomi, rritet interesi për veteriner

    Zvicra pret bisedimet SHBA-Iran, programi bërthamor dhe lufta izraelite në Liban pikat kyçe të negociatave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Horoskopi

    Parashikohen zhvillime të vrullshme/ Horoskopi për ditën e sotme 3 Shtator 2024

    September 3, 2024
    Parashikohen zhvillime të vrrullshme/ Horoskopi për ditën e sotme 3 Shtator 2024

    Dashi

    Po rrihni ujë në hava me pretendimet për një pronë apo post. Bëhuni praktikë e shikoni të gjitha mundësitë që ju jepen. Është koha të bëni një lëvizje taktike me financat duke investuar në një projekt biznesi. Në dashuri jeni ende i varuar nga e shkuara, ndërsa në aspektin social ju duhet të vlerësoni limitet e secilit. Pika e dobët është egoizmi, çelësi i suksesit; durimi.

    Demi

    Parashikohen zhvillime të vrrullshme në sferën sociale që nuk do kenë mbështetjen e të gjithëve. Mania juaj për të përgjuar se çfarë thonë të tjerët ju ka bërë të padëshiruar për rrethin miqësor. Në dashuri po ecni me symbyllur e pa frena. Kujdes duhet të tregoni për çështjet financiare, ndërsa në raport me procesin profesional, nuk do ju ecë çdo gjë vaj. Pika e dobët është pabesia; çelësi i suksesit; simpatia.

    Binjakët

    Binjakë të dashur pasi jeni rikuperuar nga një emocion i së kaluarës, erdhi momenti për të shfaqur gjithë zhdërvjellësinë tuaj. Lumturia vjen kur nuk e prisni, ndaj mos lini të kalojnë momentet e bukura. Një person pranë jush po jeton ndjenja të ëmbla sentimentale, jepini vëmendje. Financat janë të mira ndaj mund të bëni ndonjë udhëtim romantik. Pika e dobët është pasiguria në punë, çelësi i suksesit; buzëqeshja.

    Gaforrja

    Planifikoni të punoni me orë të zgjatura sepse një projekt në grup do ju sjellë shumë fitime. Lakmia për më shumë para do ju bëjë të lini pas dore një person që pret nga ju për të përfunduar punët e lëna pezull. Rregulloni raportet me ish-partnerin për të sheshuar një hatërmbetje që ju lëndon. Dashuria është në qiellin e shtatë, gëzojeni. Pika e dobët është shëndeti; çelësi i suksesit; paratë.

    Luani

    Hej luanë krenarë, shijojeni verën në maksimum. Vjeshta do ju përkëdhelë me një histori të ëmbël dashurie. Në sferën financiare po shihni ditë të mira. Profesionalisht sot do merrni lajme që do ju gëzojnë, por do jua shtojnë edhe përgjegjësitë. Shëndeti është i mirë, ndërsa ju duhet të tregoni kujdes me fjalët që mund të prekin sedrën e dikujt. Pika e dobët sot është mungesa e modestisë, çelësi i suksesit; vetëbesimi.

    Virgjëresha

    Njerëzit po tregohen të përzemërt, shfrytëzojeni për të arritur synimet tuaja. Merrni gjithë kohën tuaj për t’u relaksuar. Shëndeti është i shkëlqyer, ruani stabilitetin me aktivitet fizik. Lojërat me zemrën nuk mund të rrezikojnë përtej durimit. Lutjet tuaja për një harmoni në familje duket se janë plotësuar. Financat po shënojnë rritje. Pika e dobët është, por edhe çelësi i suksesit njëkohësisht është përpikmëria.

    Peshorja

    Peshore simpatike, peshoni çdo rast që ju jep sfera sentimentale. Hapeni zemrën dhe dorëzohuni në krahët e dashurisë. Qëndroni seriozë në çështjet profesionale për t’i dhënë rëndësi pozicionit tuaj. Kurseni para për të patur rezerva më vonë. Kolegët kanë besim tek ju falë sigurisë që u falni. Pika e dobët është nxitimi, ndërsa çelësi i suksesit; fleksibiliteti.

    Akrepi

    Sfera sentimentale po ju jep sinjale të forta. Zemra juaj nuk jepton pa dashuri. Shkarkojeni tensionin e kohëve të fundit dhe bëni sa më shumë aktivitet fizik. Dikush ju përgjon në çdo veprim që bëni, tregohuni vigjilentë. Pika e dobët është përgjumja, çelësi i suksesit; inteligjenca.

    Shigjetari

    Jeni bërë melankolikë. Natyra juaj e rrëmbyer dhe pasionante u ka rënë në sy shumë personave dhe duhet të tregoheni të zgjuar për të kuptuar ata që janë të sinqertë. Lëvizni me kujdes në planin profesional për të mos rënë në sy për keq për shkak të lakmisë nga e cila nuk hiqni dot dorë. Pika e dobët sot është mungesa e sinqeritetit, çelësi i suksesit; sensi fantastik i humorit.

    Bricjapi

    Bricjapë delikatë, po kaloni një periudhë të begatë në familje. Udhëtimet drejt të afërmëve janë shtuar për shkak të një pauze në punë që në fakt nuk është aq pozitive nëse vazhdoni ta zgjasni. Kusuret e një debati që po i vuani tani do ju kushtojnë pak nervat. Pika e dobët, kujtimet e vjetra; çelësi isuksesit; pozitiviteti.

    Ujori

    Keni ngecur në grackën e liderit. Ky post po ju shijon dhe keni harruar se çfarë janë sakrificat. Sharmi juaj u pëlqen edhe të tjerëve dhe ju bëjnë gjithmonë vend me përzemërsi. Sfera financiare është e shtruar tashmë, ndërsa dashuria nuk mungon kurrë rreth jush. Pika e dobët është njeriu i zemrës, çelësi i suksesit; zemërgjerësia.

    Peshqit

    Peshq të këndshëm ruani reputacionin e mirë që gëzoni në publik. Rrethi shoqëror ju konsideron person me rëndësi. Aferat financiare mos i refuzoni. Në dashuri studioni me kujdes se çfarë synimesh ka partneri. Pika e dobët është shpërdorimi i besimit, çelësi i suksesit; vullneti.

    horoskopi 3 shtator 2024 yjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat, Arkend Balla: Diaspora nuk është dekor për betejat politike të një opozite humbëse

    June 21, 2026

    Të rinjtë refuzojnë bujqësinë/ Pëson rënie numri i studentëve të regjistruar për agronomi, rritet interesi për veteriner

    June 21, 2026

    Zvicra pret bisedimet SHBA-Iran, programi bërthamor dhe lufta izraelite në Liban pikat kyçe të negociatave

    June 21, 2026

    Deniz Undav futet në librat e rekordeve të Kupës së Botës, 28-vjeçari shkruan historinë

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.