Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Kampionë të lirisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Silvinjo në konferencë për mediat: Ja pse nuk u ftua Berisha, s’mund të them gjë për Grudën

    September 2, 2024
    Silvinjo në konferencë për mediat: Ja pse nuk u ftua Berisha, s’mund të them gjë për Grudën
    Trajneri i kombetares shqiptare, Silvinjo.

    TIRANË–  Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, këtë të hënë po mban një konferencë për mediat për të prezantuar grumbullimin sa u përket dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

    Në konferencën e tij të parë për mediat për këtë cikël të ri, trajneri brazilian ka folur për objektivat e skuadrës, por edhe ndryshimet që janë bërë në radhët e ekipit me afrime dhe largime lojtarësh.

    “Pikë së pari dua të falënderoj të gjithë Federatën, edhe shumë prej jush që më keni dërguar mesazhe në një moment të vështirë. Faleminderit, të gjtihëve, edhe lojtarëve, për mbështetjen për një moment që nuk është i thjeshtë, por kështu është jeta. Pikë së pari, Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund dhe edhe dje ishim në kontakt me Evertonin, stafin, të gjithë ata. Ai kishte një problem me tendinin e Akilit, ka nisur përgatitjen, por ne e dimë që është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë, kemi bërë ftesën për Uzunin, që nesër mund të jetë me ne. Kur flasim për listën e madhe mua më duhet të zgjedh, Muçi është i rëndësishëm, e kemi pasur edhe në Europian. Kemi punuar me stafin dhe zgjedhjen e Asanit, kemi opsionin tjetër kemi Muçollin që është i dëmtuar dhe nuk mund të zgjedh më shume se 24 lojtarë, Muçi është i rëndësishëm dhe do të jetë në vazhdim me ne. Berisha? Unë e kam thënë gjithmonë që Kombëtarja është e hapur, në këtë moment futbollisti nuk ka klub. Është moment i veçantë se ata vijnë edhe nga pushimet. Ka 30-35 ditë pushime, shumë kanë bërë fazën përgatitore dhe vijnë. Por lojtari që nuk ka klub humb shumë se nuk stërvitet. Por ekipi është i hapur, ne punojmë me gjithë stafin për t’u përmirësuar gjithmonë në çdo aspekt, por në këtë moment jo. Një pjesë e rëndësishme e punës, në momentin që kemi 3 milionë këtu dhe 9 milionë jashtë, pjesë e punës është të ndjekim lojtarë që janë në Zvicër, Itali, Gjermani. Kjo është një punë e vështirë, jo sekrete, por e vështirë që duhet të bëjmë me profesionalizëm, se flasim me një lojtar që ka nënshtetësi të dyfishtë. Bëhen gjerat me qetësi, profesionalizëm, kur na intereson lojtari, flitet me qetësi. Kjo është punë që bëhet, nuk mund të them nëse është bërë gjë apo jo, nëse po flasim. Janë shumë lojtarë, nuk mund të them me saktësi si po veprojmë, është një punë shumë e bukur, një ditë mund të flasim për gjëra të tilla.” ka deklaruar Silvinjo.

    Silvinjo Trajneri i Kombëtares shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.