Kuriozitet të madh ka në Shqipëri edhe se kush do të jetë moderator i BBV 3 në Kosovë këtë vit. Kjo pasi emrat e Arbana Osmanit dhe Kiara Titos janë lakuar si prezantuese të mundshme.
Ndërsa një ditë më parë në media u tha se Kiara do të zërë vendin e Xhemi Shehut në Portokalli.
Ndërkohë sot, ish prezantuesi i BBV Kosova Alaudin Hamiti ka shtuar kuriozitetin më shumë lidhur me këtë format.
Në një Story të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Hamiti është shfaqur pranë një syri të ngjashëm me atë të logos së ‘Big Brother’, me mbishkrimin “Kush po na vëzhgon?”.
Ky postim ka ngritur spekulime se Hamiti mund të kthehet si prezantues i këtij formati televiziv.
Përgatiti Radar.al



