Elis Roshkodoli u vra në një atentat me armë zjarri në qytetin e Shkodrës mesditën e të premtes.
36-vjeçari rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për përfshirje në një grup të rrezikshëm kriminal që merrej me grabitje.
Grupi hetimor gjeti në çantën e dorës të 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Pasja e armës me fishek në fole ngre dyshime se i riu i trembej një sulmi të mundshëm.
Sot u mësua edhe se babai i tij është ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Shkodrës gjatë trazirave të vitit 1997.


