Ka nisur protesta e nëntë e banorëve të Krujës, Fushë Krujës dhe Thumanës në aksin Thumanë – Kashar.
Ata janë shprehur se nuk do të ndalen derisa të gjendet një zgjidhje.
Kujtojmë se ata kërkojnë hyrje dhe dalje në rrugën e re, e cila u hap vetëm pak javë më parë.
Banorët si në cdo protesë kanë bllokuar autostradën, ndërsa janë mbledhur forca të shumta policie.


