Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kapet në Kurbin i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 7 vite burg për trafik dro*e

    Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, publikohen vlerësimet dhe renditja e 21 kandidatëve

    Sulm izraelit në jug të Libanit, raportohen ushtarë të v*arë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rama udhëton sot drejt Pragës/ Çfarë do të diskutohet në takimin me liderët evropianë?

    August 30, 2024
    Rama udhëton sot drejt Pragës/ Çfarë do të diskutohet në takimin me liderët evropianë?

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme do të niset drejt Pragsë, pasi do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë, në kuadër të punimeve të forumit GLOBSEC.

    Kreu i qeverisë pritet që në takimin me liderët evropianë të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve.

    Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në konferencë për mediat ditën e djeshme, deklaroi se tryeza e dytë me Bashkimin Evropian është gati për të nisur diskutimet për grup kapitujt e dytë negociues.

    “Jemi gati që konferencën e dytë qeveritare ta zhvillojmë në fund të shtatorit, fillim tetori. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi i kapitujve të parë ka përfunduar. Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë. Grupi negociator po punon në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhenden teknike. Jam optimist se kjo vjeshtë do të zhvillojë shumë mekanizma dhe ne do jemi gati të ecim shumë shpejt drejt BE”, deklaroi ditën e djeshme ministri Hasani.

    Tanimë ka disa vite që procesi i Shqipërisë për integrimin në BE është i lidhur me Maqedoninë e Veriut.

    Procesi integrues i Maqedonisë së Veriut ka mbetur peng i problemeve me Bullgarinë, pasi Shkupi ende nuk e ka ndryshuar kushtetutën e tij për të reflektuar kërkesat e vendosura prej saj.

    Forumi GLOBSEC, për herë të parë në historinë e tij 19-vjeçare, do të mbahet  në Çeki.

    Për tri ditë rresht, nga 30 gushti deri më 1 shtator, dhjetëra udhëheqës dhe specialistë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen.

    Ky forum do të synojë temën e Rivalitetit të Fuqive të Mëdha dhe Rendit Evropian të Sigurisë.

    Veprimtaria do të angazhohet me diskutime mbi kontributin çek në rritjen e pozitës parandaluese dhe mbrojtëse të Evropës dhe do të analizojë rolin e NATO-s në fuqizimin e partnerëve, si Ukraina, si dhe aktorëve të tjerë të cenueshëm në fqinjësinë e Evropës përballë sfidave të sigurisë në zhvillim.

     

    GLOBSEC Prage rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kapet në Kurbin i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 7 vite burg për trafik dro*e

    June 6, 2026

    Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, publikohen vlerësimet dhe renditja e 21 kandidatëve

    June 6, 2026

    Sulm izraelit në jug të Libanit, raportohen ushtarë të v*arë

    June 6, 2026

    Dua Lipa zbulon pamjen e parë nga dasma në Siçili, zgjedh fustan lëkure me pupla

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.