Stresi, edhe pse në kërkim nga policia e Kosovës për akuzat e dhunës në Pejë, vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale. Së fundmi, ai në Instagram ka zhvilluar një sesion ‘pyetje-përgjigje’ me ndjekësit. K
Një nga pyetjet më të zakonshme që iu drejtua Stresit ishte në lidhje me raportin e tij me Noizyn, duke pyetur nëse marrëdhënia e tyre kishte ndryshuar pas daljes publike të Noizyt. Në përgjigje, Stresi tha:
“Ky djali ka dalë më burrë se shumë që më dolën mua, dhe asgjë nuk ka mes nesh përveç se respektit e vëllazërisë. Takohemi rrallë e përmallë dhe ia kalojmë aq bukur sa nuk ia keni idenë. Djalë i besës, i fjalës dhe mbi të gjitha mundohet veç me të bërë mirë”.



