Në një rubrikë të veçantë për ata që kanë probleme me marrëdhënien dhe jetën në çift, The Sun pret letra dhe rrëfime.
Njërën prej tyre e sjellim sot në Radar.al:
E DASHUR DEIDRE:
Gjatë martesës 25-vjeçare, gruaja më ka tradhtuar vazhdimisht, por unë e kam falur gjithmonë.
E kam kapur ‘mat’ në një festë, madje edhe në shtëpinë tonë. Tani ndiej se do të doja të mos isha martuar kurrë me të.
Unë jam 54 vjeç dhe ajo 52. Kemi dy fëmijë të rritur.
Hera e parë që ajo më tradhtoi ishte që kur kishim nisur takimet e para 20 vjeç.
Ne shkuam në një festë dhe në një moment ajo u zhduk, kështu që unë u ngjita lart për ta kërkuar.
Kishte një radhë jashtë tualetit. Teksa kalova, dera u hap dhe ajo doli, dukej e turbullt dhe e çrregullt, e ndjekur nga një djalë që nuk e njihja.
Ishte e qartë se çfarë kishin bërë. Ajo më kërkoi falje dhe më lutej që ta falja, duke fajësuar alkoolin.
Marrëzi, pranova të vazhdoj. Pastaj, kur u martuam, ajo iku jashtë vendit me punë dhe fjeti një natë.
E kuptova rastin e radhës vetëm kur një shoqe e përbashkët e tha, sepse ajo mendoi se unë e dija tashmë.
Një herë, kur fëmijët tanë ishin të vegjël, u ktheva herët në shtëpi nga puna dhe e gjeta në shtrat me një djalë që kishte ardhur për të rregulluar papafingon.
Përsëri, ajo më bëri ta fal, këtë herë duke fajësuar faktin se ndihej e lënë pas dore dhe se i dukej vetja jo tërheqëse.
Dhe tani, kam mësuar se ajo ka pasur një lidhje me një mik të vjetër. Zbulova dhuratat që i kishte bërë dhe ajo ma pranoi.
Këto janë vetëm rastet që unë kam marrë vesh. Është e mundur që të ketë më shumë.
Ndihem si budalla. Për shkak se e doja dhe doja të bëja gjënë e duhur, e kam lënë të shkatërrojë lumturinë time përgjithmonë.
Nuk di si ta kapërcej këtë. Kam humbur jetën time me të dhe tani është tepër vonë për t’u kthyer pas.


