Ish-deputeti demokrat, Belind Këlliçi përgjatë protestës së sotme akuzoi publikisht se prokurorët e SPAK që sipas tij janë kthyer në seksion të Partisë Socialiste.
Teksa po protestonte poshtë zyrës së kryebashkiakut të Tiranës, Këlliçi u kujtoi prokurorëve se mund të akuzohen edhe për shpërdorim detyre.
“Nëse ju prokurorë të SPAK keni vendosur të bëheni përfundimisht seksion i PS mos harroni se ka edhe akuzë për shpërdorim detyre, fshehje provash, fshehje aktesh, dhe ka edhe akuza të tjera. Jeta është e gjatë. Këtu po flasim për vjedhjen e qindra milionë euro të qytetarëve, edhe tuajat, edhe të prokurorëve të SPAK, edhe të fëmijëve tuaj, edhe të socialistëve, edhe të atyre me dhe pa parti” tha ish-deputeti demokrat.
Këlliçi shton më tej: “Veliaj rreh gjoksin çdo ditë se kolegët e tij i ka tërësisht nën kontroll, duke nisur nga Dumani, te Klodian Braho, te Dritan Premçi dhe prokurorë të tjerë që janë kthyer në shëmbëlltyrën më të shëmtuar të drejtësisë në vendin tonë”.


