VORË– Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm përmes një postimi në Facebook ka publikuar pamjet nga punimet e bëra në gjimnazin “Isa Boletini” në Vorë.
Krahas videos Rama ka shkruar se është bërë ndryshim rrënjësor në këtë shkollë për 350 nxënës me 23 klasa të reja dhe 4 laboratorë të shkencave dhe teknologjisë, terrene sportive dhe palestër modern.
NJOFTIMI I PLOTË I RAMËS:
dhe me ndryshimin rrënjësor të gjimnazit “Isa Boletini” në Vorë, një tjetër shkollë e re që do të hapë dyert në fillimin e vitit të ri shkollor me standardet më të mira për 350 nxënës dhe mësuesit, me 23 klasa të reja, 4 laboratorë të shkencave dhe teknologjisë, terrene sportive dhe palestër moderne, ju uroj një ditë të mbarë🫶


